Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

4 Dhjetor 2025 | 14:18

Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim për një shtetas të Kosovës të enjten, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar nën akuzën për krime lufte në vitin 1999, sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Avni Qenaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga policia serbe më 25 nëntor në pikëkalimin kufitar mes dy vendeve, Merdare, derisa po udhëtonte drejt Bosnjës, ku familja e tij ka një biznes familjar.

Në një njoftim në Facebook të enjten, Ministria theksoi se autoritetet gjyqësore në Serbi kanë nisur procedurë penale ndaj Qenaj për gjoja krime lufte të vitit 1999.

Ajo tha se arrestimi i Qenajt “përbën vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe të motivuara politikisht”.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, e vizitoi të mërkurën Qenaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në kryeqytetin serb, tha Ministria.

“Qenaj ka deklaruar se gjatë qëndrimit në arrest policor i është ushtruar presion psikologjik, por pa keqtrajtim fizik, dhe se as aktualisht nuk ka keqtrajtime nga autoritetet e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026