“Gjykata staliniste”, Hoxha: Numri i të paraburgosurve më i lartë se i të dënuarve

28 Prill 2024 | 13:04

Avokati Arbër Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se burgjet e vendit janë të mbipopulluara për shkak të mënyrës se si funksionojnë gjykatat në vend.

Sipas tij, amnistia duhet të ishte më gjithëpërfshirëse, që do të thotë që ata që janë dënuar nga GJKKO përfitojnë nga amnistia, nuk ka asgjë të keqe dhe të jashtëzakonshme.

“Në Shqipëri ekziston ideja që duam t’i shohim të gjithë në burg, duhet ta kuptojmë që çdo i burgosur i shpenzon buxhetit të shtetit 7500 -7800 lekë të vjetra. Pra, fillimisht e kanë vjedhur buxhetin e shtetit dhe tani duhet të paguajmë sërish që t’i mbajmë këta. E rëndësishme është që ata që kanë vjedhur buxhetin e shtetit të hetohen dhe t’u gjenden ato para për t’ju kthyer buxhetit se sa vite do dënohen. Ata që kanë kryer vepra penale që kanë të bëjnë me buxhetin e shtetit duhet t’i kthehen buxhetit të shtetit…Është e papranueshme që numri i të paraburgosurve është më i madh se i të burgosurve. Gjykata e quan gjënë më normale në botë të konsiderohet fakt shumë i madh një vepër penale që parashikohet me gjobë ose burgim deri ne 4 vjet dhe 2 persona duhet të rrinë arrest me burg për këtë vepër penale. Gjykata është në koncepte staliniste vetëm me masë sigurimi arrest me burg, ndërkohë që mund të qëndrojnë në një masë tjetër sigurie si arrest në shtëpi apo detyrim paraqitjeje”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026