Gjykata Supreme refuzon kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicën e Jugut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankimimin e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK për përsëritjen e votimeve të balotazhit për kryetar të Mitrovicës së Jugut.
Më 14 nëntor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP gjithashtu vendosi që të mos ketë rivotim, pasi e cilësoi të pabazë ankesën e PDK-së për fletëvotime të përziera dhe për probleme të tjera.
PDK më pas dërgoi ankesë në Gjykatën Supreme ndërsa të enjten njoftoi se e ka refuzuar vendimin e kërkuar. Në njoftim thuhet se gjatë shqyrtimit të ankesës, asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar.
Sipas tyre nuk ka bazë ligjore që dëshmon shkelje që do të ndikonin në integritetin e procesit zgjedhor ose rezultatin përfundimtar. Prandaj, sipas Supremes, dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për të urdhëruar rivotim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin të premten në Shtëpinë e Bardhë
- SPAK reagon zyrtarisht për masat e sigurisë ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet