‘Gjykatësit nuk vijnë nga Hëna e Marsi’, Shehi ngre dyshime për kapjen e drejtësisë
Kreu i LZHK Dashamir Shehi thotë se apeli i ambasadores Yuri Kim për vigjilencë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK i drejtohet politikës, jo prokurorëve.
Në emisionin ‘Now’, në Euronews Albania, Shehi u shpreh se sinjali i Kim vjen pasi SHBA-të e kanë kuptuar që drejtësia në Shqipëri nuk është shkëputur ende plotësisht nga politika.
Mesazhi sipas Shehit, i drejtohet mazhorancës, pasi opozita nuk ka asgjë në dorë, duke qenë se siç tha ka mbajtur një qëndrim më të tërhequr lidhur me reformën në drejtësi.
“Opozita nuk ka asgjë në dorë, opozita ka hezituar disa herë për reformën në drejtësi. Duhet të ishim treguar më aktivë, jemi tërhequr edhe nga komisionet. Kemi bërë një hap prapa dhe këtë e ka shfrytëzuar Edi Rama duke ndikuar politikisht. Ata gjykatësit nuk vijnë nga Hëna dhe Marsi, këtu janë më vjedhjet e tyre. Ambasadorja e ka kuptuar që është tepruar politikisht dhe lëshon ndonjë sinjal, dhe për mua bën mirë. Më mirë një drejtësi me disa influenca të huaja se puro shqiptare, të cilën e kemi provuar”, tha Shehi.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:46 Vala e re e të nxehtit godet Francën, skena kaosi dhe përleshje në supermarkete për kondicionerë (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
- 12:59 PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës