Gjyqi ndaj sistemit VAR, rrëzohet për herë të parë teknologjia. Ripërsëritet ndeshja
Sistemi VAR ka humbur betejën e parë në futboll, pasi në gjyqi i cili do të sjellë shumë reagime në botën e këtij sporti. Gjithçka lidhet me përballjen mes Anderlecht dhe Genk e luajtur më 23 dhjetor, e fituar nga vendësit me përmbysje me rezultatin 2-1. Shkak është bërë një episod në të cilin gjyqtari i sfidës Nathan Verboomen veproi në mënyrë të gabuar në përputhje me rregulloren e sistemit VAR dhe futbollit. Në minutën e 23 ekipi i Genk ekzekutoi një penallti, por gjatë momentit të gjuajtjes, njëri prej lojtarëve të ekipit hyri brenda zonës së rreptësisë.
Diçka e tillë nuk lejohet, e në rast të tillë, penalltia rikthehet sërish për ekzekutim. Gjatë këtij episodi të ndeshjes Heynen goditi nga 11 metra dhe gjuajtja e tij u prit nga portieti, ndërsa topi u kthye u godit sërish por nga sulmuesi Sor duke u kthyer në gol. Ky i fundit hyri brenda zonës së rreptësisë përpara goditjes së penalltisë, ndaj goli i tij nuk vleu. Në një moment kur gjuajtja duhet të rikryhej, gjyqtari Verboomen anuloi golin dhe vijoi ndeshjen në shifrat 0-0.
Për këtë episode skuadra e Genk iu drejtua këshillit disiplinor, i cili vendosi që ndeshja të riluhet, ndësa rezultati i dhjetorit të zhbëhet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Skandali me arbitrimin në Itali, gjyqtari zbulon si bëhen manipulimet me VAR
- Ish-futbollisti i njohur shtrohet në spital psikiatrik, i varur nga droga e alkooli
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën