Gjyqi për Gërdecin/ Mediu: Të dalë e vërteta nga dëshmitarët! Shkëlzeni s’ka lidhje

27 Dhjetor 2023 | 10:34

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha pas seancës së sotme në GJKKO se ende mungon interesi për t’i shkuar të vërtetës së çështjes “Gërdeci” deri në fund.

Ai tha se duhen rithirrur për të dëshmuar ushtarakët që e vërteta të dalë, ndërsa ka komentuar edhe dëshminë e dhënë këtë të mërkurë në SPAK të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës.

“Mungon interesi për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Unë mendoj se ëhstë e domosdoshmë që të gjithë dëshmitarët të japin dëshmitë e tyre. Pa dyshim që kodi i procedurës penale u jep të drejtën atyre që janë dënuar, për të heshtur, por unë bëj thirrje në emër të së vërtetës. Secili duhet ta flasë të vërtetën ashtu siç është. Është shumë e rëndësishme të rithirren personalitetet ushtarake.

Nuk janë personalitete që kanë qenë jashtë marrëdhënies me Ministrinë e Mbrojtjes. Kanë qenë me zyra permanente në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu personalitete të shteteve të bashkuara të amerikës dhe ministra që unë kam kërkuar të thirren, ne do e kishim si një vlerësim për të parë deri në fund, për të shmangur çdo keqkuptim  të ndarjes së rolit të civilëve me rolin e ushtarakëve në ministrinë e Mbrojtjes. Sepse përndryshe do të ecnim me konceptin e vjetër që ushtria është e partisë”,-tha ish-ministri Mediu.

I pyetur për rëndësinë e dëshmisë së Shkëlzen Berishës, Mediu u përgjigj:

“U duk nga dëshmia e Shkëlzen Berishës, se ai nuk ka asnjë marrëdhënie me Fatmir Mediun lidhur me këtë proces. Këto janë insituata, prokuroria e sjell pa dashur që të shkojë në zbulim të të vërtetës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026