“Kam respektuar gjithmonë vetëm ligjin”, Berisha: Gjykata, vegël e Ramës
“Kam respektuar gjithmonë ligjin dhe vetëm ligjin”,kështu tha ish-kryeministri para protestuesve të cilët janë mbedhur në mbështetje të tij.
Sipas tij, në shumë vite hetime, kundër tij nuk kanë gjetur asnjë fakt pasi ligjin ai nuk e ka parë kurrë vetëm si rregull të shkruar. Ai tha se të gjithë e dinë se sigla dhe vula e PD, i takon grupit të Rithemelimit.
“Në duart e zyrtarit të ndershëm ligji garanton të drejtat e njeriut, në duart e kriminelit, ligji është arma më eficiente për shtypjen dhe eliminimin e liriv e dhe të drejtave të njeriut. Mos e harroni kurrë këtë. Ishte me gjykata që Adolf Hitleri urdhëronte persekutimin e hebrenjve, me gjykata Enver Hoxha urdhëronte burgosjen dhe ekzekutimin e armiqve të tij, është kjo gjykatë mbrapa meje, mbrapa nesh, vegël e Edi Ramës që sot po përdoret njëlloj si bisturia në duart e një krimineli për të masakruar arritjen më të madhe shqiptare, simbolin e pluralizmit politik”,-tha Sali Berisha.
Kujtojmë se ditën e sotme në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i “Rithemelimit” i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku “Apeli i Përgjithshëm” ktheu në “Shkallë të Parë” çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve