English

Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit, Barcelona e Atletico Madrid luajnë për një biletë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Barcelona dhe Atletico Madrid përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit në Spanjë, ndërsa vetëm njëra prej tyre do të kalojë më tej. Favoritë për fitimin e kësaj ndeshjeje të parë cilësohen katalanasit.

- Advertisement -

Një biletë është në dispozicion për Barcelonën dhe Atletico Madrid, dhe përballja mes tyre do të zbulojë ekipin që do ta sigurojë atë për të avancuar në finalen e madhe të Kupës së Mbretit. Akti i parë gjysmëfinal luhet mbrëmjen e kësaj të marte, një duel ku spektakli është i garantuar dhe në fushë zbret historia. Si Barcelona ashtu edhe “Los Colchoneros” po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, ku krahas kupës synojnë edhe La Ligën, teksa të dyja skuadrat qëndrojnë në 3 vendet e para në klasifikim.

Sa i përket gjysmëfinales së kupës, katalanasit cilësohen favoritë, por ashtu si në kampionat, Atletico di si të fitojë ndaj tyre. Yamal është mungesa e madhe e Hansi Flick për këtë sfidë, megjithatë gjërat mund të ndryshojnë, pasi futbollisti nuk është stërvitur, ndërsa në dyshim është Andreas Christensen.

Në kampin madrilen, Azpilicueta dhe Koke mbeten jashtë si pasojë e dëmtimit, por Simeone e ka të qartë formacionin. Barcelona pritet t’i besojë skemës 4-2-3-1, ndërsa Atletico Madrid do të zbresë në fushë me 4-4-2, ku lojtari ndaj të cilit ka më tepër pritshmëri është Julian Alvarez. Në 6 përballjet e fundit mes tyre në kupë, të gjitha janë fituar nga Barcelona, e cila ka kaluar më tej, një tregues i forcës së saj në këtë kompeticion. Megjithatë, Atletico është nga ato ekipe që kurrë nuk duhet nënvlerësuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?