Gledis Nano në Vlorë për atentatin me 2 viktima, në ‘sitë’ strukturat e policisë

19 Gusht 2022 | 22:18

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano ka shkuar mbrëmjen e së premtes në Vlorë pas ngjarjes që tronditi këtë qytet 1 ditë më parë, ku dy persona u vranë në një atentat.

Bashkë me Nanon është edhe drejtori i hetimit të përgjithshëm.

Pas inspektimit në komisariat zyrtarët e policisë kanë dalë në qarkullim në qytet.

Nano mësohet se do të kalojë në sitë komisariatin e Vlorës dhe policinë e qytetit. Nuk dihet nëse vizita e Nano ka të bëjë edhe me ndryshime në strukturat e policisë së Vlorës.

15 persona janë shoqëruar në polici për atentatin e djeshëm në Panaja të Vlorës, ku mbetën të vrarë, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një moment ku nuk pati fluks mjetet në rrugë dhe nga hetimet ka rezultuar se autorët kanë qenë profesionistë. Autorët me mjetin BMW hapën zjarr në pjesën e parme të makinës.

Viktimat ishin nisur drejt burgut të Lushnjës ku do t’i çonin veshje dhe ushqime vëllait të Hakim Xhezos, Eduard Xhezos, i dënuar me 15 vite për ngjarjen e 2019.

Shpati Lena lëvizte në qytetet me makinë të blinduar, por së fundmi kishte ndërruar mjet.

4 persona mbetën të vrarë Brenda 2 ditëve në vend në tri ngjarje të ndryshme kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026