Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, në pranga dhe 13 shqiptarë mes tyre

5 Tetor 2025 | 18:42

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar nga autoritetet italiane, ku janë arrestuar 30 persona të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar narkotrafiku, mes tyre 13 shtetas shqiptarë. Grupi kriminal kishte bazën në rajonin e Salentos dhe vepronte në disa zona të Italisë. Në pranga kanë rënë edhe disa gra.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ku gjatë hetimeve dyvjeçare janë sekuestruar 2,677 kilogramë lëndë narkotike përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë si dhe 4,975 litra vaj hashashi. Vlera e tregut e këtyre lëndëve kap shifrën e rreth 6 milionë eurove, sipas mediave italiane.

Mes të arrestuarve janë:

Xhuljano Ajazaj, 28 vjeç; Julian Beqiraj, 45 vjeç; Alfred Feta, 56 vjeç; Jeta Feta, 51 vjeç; Erion Kaloshi, 44 vjeç; Arjan Komini, 44 vjeç; Lulëzim Kule, 49 vjeç; Eltion Majkaj, 37 vjeç; Lusjan Mbole, 30 vjeç; Xhjusild Osmenaj, 34 vjeç; Nelm Sacaj, 28 vjeç; Shkëlqim Sinani, 48 vjeç; Endri Xhumbaraj, 33 vjeç; Ervis Xhumbaraj, 47 vjeç; si dhe Kujtim Zeqe, 53 vjeç.

Sipas hetimeve, drejtues të grupit dyshohet të jenë shqiptari Lulëzim Kule dhe një shtetas spanjoll, Carlo Serio. Kule konsiderohet si lidhja kyçe mes Shqipërisë dhe Spanjës, duke ofruar mbështetje logjistike për furnizimin, transportin dhe ruajtjen e drogës.

Ndërkohë, një grup tjetër shqiptarësh Alfred Feta, Arjan Komini, Shkëlqim Sinani dhe Kujtim Zeqe dyshohet se ishin të specializuar në trafikimin e narkotikëve kryesisht kanabis dhe marihuanë, të cilat ruheshin në provincën e Leçes për shpërndarje në disa qytete italiane.

Operacioni vjen si rezultat i një hetimi të gjatë dhe të koordinuar mes autoriteteve italiane dhe agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”,...
19:58 | 19/07/2026

Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete,...
17:45 | 19/07/2026

Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
15:21 | 19/07/2026