Goditet trafiku i armëve nga Kosova, sekuestrohen 12 pistoleta, në pranga 27-vjeçari (EMRI)

8 Shkurt 2026 | 13:15

Policia ka goditur një rast të trafikut të armëve nga Kosova drejt vendit tonë. Në kuadër të operacionit të koduar Barriera u sekuestruan 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Fresk.

Në pranga u vu shtetasi Dugagjin Berisha, 27 vjeç, banues në Kosovë.

“Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë  lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.

Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera Glock, gjithsej 12 pistoleta.

Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut”, bëri me dije policia.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  vijojnë hetimet e thelluara për  identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026