Goditja e kryetarit të KZAZ-së në Kashar, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

17 Maj 2025 | 12:05

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg 26-vjeçarin Rei Nozlli, i akuzuar për goditjen e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Kashar.

Ai u arrestua për veprën penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, sipas nenit 329/3 të Kodit Penal.

“Ngjarja ndodhi më 15 maj 2025, në KZAZ nr. 30, gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Pas një vendimi për pavlefshmërinë e një vote, Rei Nozlli dhe disa persona të tjerë reaguan duke kundërshtuar vendimin dhe duke krijuar zhurmë.

Pasi iu kërkua qetësimi, Nozlli kaloi shiritin e sigurisë dhe goditi kryetarin e KZAZ-së, Remzi Mehmeti.

Incidenti u ndërpre nga ndërhyrja e numëruesve të tjerë, dhe më pas Nozlli u arrestua si autor i dyshuar i veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi R.N. u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2025, në KZAZ nr. 30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14:00, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe në atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të, kanë reaguar duke bërtitur dhe shprehur mosdakordësinë me këtë vendim të numëruesit.

Këta persona qëndronin në ambientet e numërimit të votave dhe ndiqnin procesin, pa pasur statusin e vëzhguesit të asnjë subjekti politik. Pas këtij reagimi, kallëzuesi R.M., në cilësinë e sekretarit të KZAZ nr. 30 dhe gjatë ushtrimit të detyrës funksionale, u kërkoi të qetësohen, pasi do të mblidhte komisionin dhe do të bëheshin vlerësimin e votës së kontestuar. Por grupi i personave nuk u qetësua dhe vijuan me fjalë fyese. Në këtë situatë, kallëzuesi u kërkoi që të qetësohen, pasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë pas kësaj, shtetasi R.N. kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij, duke e goditur me grushta dhe shkelma. Pas tij, shkuan edhe personat e tjerë, por numëruesit që ishin aty ndërhynë, duke u munduar që t’i mbajnë fizikisht.

Në përfundim të veprimeve paraprake, u arrestua shtetasi R.N., i dyshuar si autor i veprës penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026