Goditja me fadromë e pushuesit, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pronari i firmës
Policia e Pogradecit ka arrestuar drejtuesin e mjetit të pastrimit, i cili goditi me fadromën e punës të mërkurën, një pushues në breg të liqenit.
Në pranga ka përfunduar dhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat”, njofton policia.
Kujtojmë se teksa po pastronte në bregun e liqenit, fadroma goditi në kokë dhe shpatull plazhistin që po pushonte në breg të liqenit.
Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës për marrjen e një trajtimi më të specializuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive