Gra të huaja protestojnë në Durrës; shifrat e dhunës të larta, ndërgjegjësimi i ulët

Durres
8 Mars 2023 | 16:04

Gratë dhe vajzat e Durrësit duket se nuk e konsiderojnë 8 Marsin ditë për të protestuar. Tregues për këtë është situata në shëtitoren ‘Taulantia’ këtë të mërkurë.

Ky është marshimi i zhvilluar në Durrës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të ngritur zërin për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Statistikat janë mjaft tronditëse, por ndërgjegjësimi për reagim thuajse mungon.

Si për ironi, këto për gratë shqiptare i kërkuan disa studente të huaja nga universitetet e Parisit, të cilat përbënin pjesën më të madhe të protestueseve.

“Ne zgjodhëm Shqipërinë, sepse sipas Institutit të Statistikave në çdo tre javë një grua vritet nga burri, ish-partneri apo ndonjë familjar. Këto shifra janë shqetësuese, sepse çdo vit ato rriten, nuk ulen. Prandaj ne zgjodhëm të vinim këtu, që gratë të ndërgjegjësohen për të ngritur zërin fort për të drejtat e tyre”, tha Oleksandra Shevchenko, studente.

Durrësi vijon të mbetet një ndër qytetet me shifrat më të larta të dhunës në familje.

Në komisariatin e policisë së qytetit bregdetar vitin e shkuar janë regjistruar 882 raste të denoncuara të dhunës në familje, ndërsa vetëm në 2 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 125 raste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026