“Kam marr pjesë në çdo protestë”, flet djali në marshimin e 8 Marsit
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ishte e pranishme në protestën e kryeqytetit më 8 Mars.
Një grup njerëzish marshuan në kuadër të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore nga sheshi “Nënë Tereza” drejt sheshit “Skënderbej”.
“E nevrikosur deri në vezore”, “Nuk është krim pasioni, por femicid” apo “I duam gratë e gjalla” ishin disa nga posterat që mbanin në dorë protestuesit.
Demushi raportoi se në protestë ka djem dhe burra gjithashtu. Një prej tyre tha për Euronews Albania se ka dalë të protestojë me moton “Stop dhunës”.
“E pash në rrjete sociale, kam marrë pjesë në çdo protestë. Shoh që institucionet nuk marrin përgjegjësi fare dhe kjo është një gjë që duhet të vihet në alert,” – u shpreh djali.
“Gratë të jetojnë me të drejta të barabarta, të menaxhojnë situatat e dhunës, të gjendet drejtësi, nuk është gjetur drejtësi për shumë prej grave, kriminelët serialë lihen të lirë përpara kohës për sjellje të mirë. Nuk e di kush është sjellje e mirë kur je kriminel serial,” – u shpreh një qytetare, pjesë e protestës.
Sipas saj problemi është te qeveria dhe organet e drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë