Gratë pushim gjatë ciklit menstrual? Aktivistja: Mund të çojë në diskriminim

14 Nëntor 2023 | 15:32

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë propozoi një ditë më parë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

Aktivistja Edlira Çepani tha në një intervistë për Euronews Albania se nisma duhet përgëzuar si një ide dashamirëse ndaj grave dhe vajzave, ndërsa shtoi se kjo nismë nuk përjashton mundësinë që të bëhet diskriminuese ndaj grave në vendin e punës.

“Është një propozim që po bëhet në të gjithë Evropën, e ka nisur Spanja, Italia që s’e kaloi  dot në ligj dhe në fakt në histori ka edhe vende të Azisë që e aplikojnë si një arsye të mjaftueshme për të munguar në punë. Në rastin konkret duhen pasur parasysh dy gjëra; e para duhet pasur shumë kujdes se mund të bëhet një formë diskriminimi për të mos marrë gra në punë, por burra dhe tregu i punës bëhet diskriminues. Nga ana tjetër, e përgëzoj si ide se është dashamirëse ndaj grave dhe vajzave për të marrë raport shëndetësor, pasi është diçka që nuk i kushton shumë buxhetit të kompanisë”, tha Çepani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024