Greqi, katër shqiptarë shpallen në kërkim për vrasjen e 5-vjeçarit në Markopoulo

29 Nëntor 2024 | 19:38

Policia greke ka publikuar identitetin e 4 personave të komunitetit rom, të shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së një fëmije dhe tentativë vrasje ndaj prindërve të tij.

Pas një urdhri të Prokurorisë së Rrethit të Athinës, janë shpërndarë informacionet, identiteti, fotografitë, si dhe janë shpallur në kërkim policor katër shqiptarë të cilët akuzohen për vrasjen e një 5-vjeçari dhe tentativën për vrasjen e prindërve të tij më 1 nëntor në Markopoulo.

Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjeç, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjeç si dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjeç.

Ndaj të pandehurve është ngritur procedimi penal për vrasje me dashje, tentativë vrasje, bashkëpunim në veprën e mëparshme, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Vrasja e 5-vjeçarit ndodhi më 1 nëntor të këtij viti ndërsa sipas policisë nga provat e grumbulluara deri më tani, rezulton se autorët romë i kishin ngritur pritë familjes me një automjet ku më pas janë ndalur paralel me mjetin tip “Peugeot” ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, së bashku me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjeçar, nga ku kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur e më pas ka ndërruar jetë fëmija 5-vjecar A. A, pas një plumbi i ciki ka deportuar xhamin dhe e ka goditur atë në kokë.

“Ata kanë çështjet e tyre”, thekson  presidenti  i Konfederatës Panhelenike të Grekëve Romë për të shtuar se babai që e çoi fëmijën në shkollë kur u qëlluan, nuk mund të flasë tani. Sipas informacioneve, mes tyre kishin ndodhur edhe tre incidente të tjera të ngjashme. Sipas mediave greke, ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, ku ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë. Një vit më vonë ka pasur një tjetër incident në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur shkëmbim me armë zjarri.

Babai i 5-vjeçarit, sipas informacioneve, ndodhej në burg për një çështje droge dhe u la i lirë pak kohë më parë. Dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën.

Ashpërsia e sulmit dëshmohet nga më shumë se 20 gëzhoja nga një 45mm dhe një 9mm që u gjetën në vendin e tragjedisë. Skenari më i mundshëm i bazuar në provat e para është se personat e përfshirë kanë pasur precedentë dhe sot situata ka dalë jashtë kontrollit. Megjithatë, hetimet janë ende në vazhdim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Agios Dimitriou. Djali i vogël u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Markopoulos dhe më pas në spitalin Aglaia Kyriakou ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

(f) ZAFIROPOULOS (djali) Evangjelos i Agronit dhe Elenit, i lindur më 30-5-1996 në Lamia

(f) PETROPOULOS (djali) Nektarios i Stavros dhe Elenit, i lindur më 15-3-1991 në Keratea Lavreotiki,

(f) TAHIRAJ ose TAIR ose TAHIRA ose TAHIRI (djali) Agron ose Agro ose Arton i Servetit dhe Aminte ose Hamide ose Hano ose Hamo, i lindur në vitin 1974 ose 1976 ose 1978.

(i ndjerë) ZAFIROPOULOS (djali) Dimitrios e Agronit dhe Elenit, i datëlindjes 20-5-1999 në Lamia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026