“Greqia pro integrimit të Ballkanit në BE”, Gerapetritis: E mbështesim Shqipërinë

16 Dhjetor 2025 | 13:54

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Athinë në vizitën e saj të parë zyrtare si ministre ku zhvilloi një takim me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis në përfundim të të cilit u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, kryediplomati i Greqisë vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në çeljen e grupkapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se Greqia do të vijojë të mbështesë këtë rrugëtim duke mbajtur një qëndrim konstruktiv.

Gerapetritis vlerësoi vëmendjen e shtetit shqiptar në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve, që siç tha përbën një përparësi për Greqinë.

“Në kuadrin e Presidencës së Këshillit të Evropës jemi të gatshëm të ndërmarrim nisma duke qenë të bindur se perspektiva evropiane do ndihmojë në kapërcimin e rreziqeve që krijohen nga ato ndërhyrjet e padrejta, nga ringjallja e sterotipave të vjetra të nacionalizimit. Greqia qëndron konseguente në pozicionimin e  saj drejt konvergimit të Ballkani Perëndimor në BE në bazë të reformave të kryera. E përshëndesim progresin e Shqipërisë që ka çuar në hapjen e kapitujve të anëtarësimit për të cilat Greqia ka mbajtur qëndrim konstruktiv. Vlerësojmë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, që përbën përparësi për ne. Ekzistojnë shanse për zgjerimin e bashkëpunimit tonë në tregti, investime, energji, turizëm, arsim”, tha ministri i Jashtëm grek.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026