Grevë masive në Greqi, sindikata me gjysmë milioni anëtarë nxjerr punëtorët në rrugë
Punonjësit e sektorit publik grek, duke filluar nga punonjësit e hekurudhave dhe nëpunësit civilë te detarët dhe mësuesit e shkollave, iu bashkuan një greve njëditore sot në përvjetorin e përplasjes së madhe të trenave në vend që mori 57 jetë.
Protesta organizohet nga sindikata më e madhe greke e sektorit publik ADEDI, e cila përfaqëson rreth 500 mijë punëtorë, raporton Reuters.
“Një vit më vonë, ne u kthyem në rrugë për të bërtitur me zë të lartë se nuk do ta harrojmë”, tha ADEDI në një deklaratë.
Përplasja tragjike e një treni pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me një tren mallrash më 28 shkurt të vitit të kaluar ka shkaktuar protesta masive në vend pasi protestuesit thonë se aksidenti ishte rezultat i dekadave të neglizhencës hekurudhore.
Shefi i stacionit u arrestua disa orë pas aksidentit, por shumë të mbijetuar dhe të afërm të viktimave thonë se politikanët, të cilët mbrohen nga ligji grek nga ndjekja penale, duhet të marrin gjithashtu përgjegjësinë.
Punonjësit e sektorit publik mendojnë gjithashtu se rritja e fundit e pagave nuk është e mjaftueshme për të mbuluar koston në rritje të jetesës dhe kërkojnë një rritje prej 10 për qind dhe që sektori publik të punësojë më shumë njerëz.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit