Grida Duma bën përgjegjës Bashën: Ke humbur shumë beteja
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma i ka kërkuar Lulzim Bashës që të marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Duma tha se Basha po shmang dështimin duke përdorur Berishën si alibi.
“A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90%. Nëse doni të jeni i sinqerte vërtetë, ju keni humbur shumë beteja dhe nga ky pranim nis zgjidhja”, është shprehur ajo.
Sipas Dumës në zgjedhje pati një duel Berisha-Basha dhe ish-kryeministri duke dashur ta mundë, ‘mundi Partinë Demokratike’.
“Ju thoni sot këtu ‘o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha’, pra o unë, o askush nuk mundet. Çka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur”, ka shtuar nënkryetarja e PD.
Gjatë diskutimeve deputeti Ramadan Lika i ka kërkuar Bashës zgjidhje për këtë situatë pasi nuk mund të pranohet arsyetimi që PD nuk ka humb në një kohë kur është shkatërruar.
Deputeti tjetër, Kasem Mahmutaj bëri thirrje për zgjedhje brenda partisë pasi kjo çështje nuk zgjidhjet me debat por votë.
Deputetja e Qarkut Lezhë, Elda Hoti është shprehur pa rezerva duke i thënë Bashës se “tani kanë turp dhe nga familjarët”.
“Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes por tani po vihet në diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë”, shprehet ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve