“Gruaja vajti në polici, e përcollën”, psikologia: I thanë erdhi burri para teje
Psikologia Denada Toçe tha në një intervistë për Euronews Albania se shpesh gratë e dhunuara të cilat shkojnë të denoncojnë, përcillen pa marrë mbrojtje, madje ajo tha se nuk janë të rralla rastet ku gratë janë ngacmuar edhe në ambientet e policisë.
Ajo tha se kjo mungesë e ndjeshmërisë është alarmante pasi bënë që gratë të ndihen të pambrojtura në çdo hap.
“Ajo që mua më bën përshtypje është mungesa e ndjeshmërisë që kanë përgjithësisht të gjitha grupet e instancave që merren deri në pikën ku gruaja duhet të ndihet se është e mbrojtur, Në çdo hap që merr gruaja përsipër ajo ndihet e pambrojtur. Ne nuk i kemi të pakta rastet e grave që kanë denoncuar edhe në polici dhe nuk i kanë marrë seriozisht, madje edhe i kanë ngacmuar.
Raste që kanë qenë pjesë e ngacmimeve seksuale dhe kanë hasur një barrierë të tillë. Raste që kanë qenë pjesë e dhunës dhe i kanë thënë shko në shtëpi te burri jot, sepse burri ka ardhur më parë dhe i ka thënë të mos e dëgjojë. Ka edhe raste të tilla abuzimi që e kalojnë mungesën e ndjeshmërisë”,-tha psikologia Toçe.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)