‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës
Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë.
Sipas Bejkos vendimi duhej çuar në kryesi dhe në Këshillin Kombëtar siç është bërë me çdo vendim.
Bumçi nga ana tjetër deklaroi se vendimi për heqjen e Berishës nga grupi parlamentar do të ratifikohet vetëm nga demokratët me modelin një anëtar, një votë.
Sipas Bejkos kjo nuk mund të ndodhte vetëm “sepse ashtu duan një grup njerëzish”, gjë që u kundërshtua nga Bumçi i cili sqaroi se mbledhja e Kuvendit Kombëtar është e ligjshme dhe aty do të merret vendimi.
Sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, nëse Kuvendi bie dakord do të votohet dhe nëse ky vendim ratifikohet atëherë askush nuk mund ta kundërshtojë më.
“Nëse (Kuvendi Kombëtar) voton kundër vendimit të zotit Basha atëherë ky vendim rrëzohet me kryetarin që ka marrë këtë vendim,” – tha ai.
Roland Bejko u shpreh se ishte pro këtij skenari për të parë se si do të funksiononte një parti sovraniste, sa do u qëndronte Berisha tezave të tij, që ai personalisht nuk i mbështeste dhe si do të shkonin marrëdhëniet PD-SHBA nëse diçka e tillë ndodhte.
“Kjo do jetë gallata më e madhe se 8 vjet që ikën do t’u duken lule brezave që vijnë kur ta shikojnë Partinë Demokratike që dhe sa të jetë gjallë personi që është ‘non grata’, nuk ka për të ardhur kurrë Partia Demokratike në pushtet. Le ta provojnë dhe le ta shikojnë, unë do bëj sehir,” – u shpreh ai.
Sipas Bejkos problemet brenda partie kanë ekzistuar prej kohës, ndërsa e cilësoi “grusht shteti brenda partie” atë që po i bëhet Bashës dhe e gjitha vetëm sepse “Berisha është mërzitur se doli përkohësisht nga grupi parlamentar.
“Imagjino të ishte hequr zoti Berisha nga partia ca bëhej, i vihej flaka këtij vendi,”- deklaroi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse Basha kundërshtoi SHBA-në për tre çështje me rëndësi, por iu bind për Berishën? Përgjigjet Aldo Bumçi
- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Basha u detyrua nga SHBA-ja për të marrë vendimin për Berishën
- Roland Bejko: Statuti i PD, mjet për çdo kryetar për të arritur qëllimet
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta