Gundogan largohet si kampion, Mesfushori gjerman kalon në Spanjë
Pas 7 vitesh në Angli e me disa trofe të fituar, Ilkay Gundogan ka vendosur të largohet nga kampionët e Manchester Cityt. 32-vjecari ka nënshkruar me Barcelonën për 2 sezone, ndërsa është bërë dhe prezantimi i tij në ambientet e klubit.
Me shiritin e kapitenit, Gundogan i ka dhënë lamtumirën ‘The Cityzens’, ndërsa ishte një protagonist absolut në fitimin e Ligës së kampionëve. Katalanasit prej kohësh ishin vënë në kërkim të Gundogan, i cili edhe pse në moshën 32-vjecare jep siguri për disa sezone në nivel të lartë.
Këtë të hënë gjermani është prezantuar në ambientet e klubit, ndërsa ka firmosur deri në vitin 2025. Gundogan u transferua me parametra zero, ndërsa i përfundoi kontrata me klubin anglez. Klauzola e largimit tanimë e vendosur nga blaugranët është 400 mln euro, ndërsa tanimë është nën urdhrat e trajnerit Xavi.
Gundogan ka luajtur plot 304 ndeshje me Manchester Cityn, ku ka mundur të shënojë 60 gola e asistojë 40 herë. 5 tituj të Premier Leagues angleze ka fituar gjatë aventurës me cityzens, ndërsa këtë sezon arriti të triumfonte dhe në ligën e kampionëve, ku në finale mposhtën Manchester Cityn.
Prej vitit 2011, Ilkay Gundogan është pjesë e kombëtares sa panzerave, ku numëron 67 paraqitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë