“Hajduti i biçikletave”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, dokumentohen 7 vjedhje

6 Qershor 2023 | 15:39

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi policia ka dokumentuar 7 vjedhje të tijat në Tiranë.

Shtetasi V. S., ka vjedhur kryesisht biçikleta, por dhe celularë e shuma parash.

Konkretisht:

– Më datë 18.05.2023, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

– Më datë 26.05.2023, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;

– Më datë 29.05.2023, në rrugën “Nikolla Jorga”, ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën “Jordan Misja”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

– Më datë 31.05.2023, në rrugën “Kol Xhumari”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

– Më datë 01.06.2023, në rrugën “Fadil Rada”, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat;

– Më datë 02.06.2023, në rrugën “‘Maliq Muço”, ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas dhe një aparat celular, bën me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026