“Hakerimi ndaj SPAK, ka dirigjent politik”, Karamuço: Ja kush dëmtohet

6 Prill 2025 | 21:16

Profesori kriminalist, Ervin Karamuço ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ndërsa komentoi hakerimin e prokurorëve tha se kjo gjë është bërë për çështje politike.

Sipas tij në krimin kibernetik ku u hakeruan tre e-maile të tre prokurorëve janë të përfshirë disa persona, përveç dy të arrestuarve dhe sipas tij, dirigjenti është një politikan i cili synon të dëmtojë kolegët e tij.

“Kjo është çështje politike, të çosh materiale për të fundosur një politikan nuk i bën një ish-administrator, por i bën një kolegu jot. Në këtë fazë, në vigjilje të fushatës zgjedhore këta mund të bëjnë dëm shumë të madh.

Qoftë për zotin Xhafaj, qoftë edhe për emra të tjerë. Për shkak se është luftë politike, ka patjetër dirigjent politik. Unë e kam thënë që SPAK duhet të ketë kurajën të shkojë e të plotësojë puzzle e grupit të strukturuar kriminal”,-tha Karamuço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026