Hakmarrje që nuk shuhet! Saga e vrasjeve në Mirditë: Mbi 15 viktima në tre dekada
Hakmarrjet e ashpra dhe të pamëshirshme mes tre fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në Mirditë për afro 30 vite numërojnë rreth 15 të vrarë.
Zanafilla e konflikteve të tyre ka nisur pas prishjes së pazareve të drogës.
Viktima e parë e fisit Reçi është regjistruar në vitin 1995, ku u ekzekutua Ilir Reçi pranë shtëpisë së tij, dhe ekzekutorët dyshohet se ishin anëtarë të familjes Bardhi.
Një vit para se të vritej Ilir Reçi, Dod Gjini në qendër të qytetit vrau shefin e krimeve, Ndue Kaza, pasi kishte ndërhyrë për të shuar konfliktet mes fiseve.
Në vitin 1997, në qendër të Laçit u vranë dy vëllezërit, Dod dhe Agustin Gjini, nga një anëtar i familjes Kaza.
Pak kohë më vonë, edhe vëllai tjetër, Nikolin Gjini, u ekzekutua me snajper brenda burgut të Shënkollit.
Pas disa viteve qetësie të brishtë, saga e vrasjeve u rikthye sërish, duke kapërcyer edhe kufijt shqiptar.
Në vitin 2017, më 28 prill, Gasper Reçi, vëllai i Kastriot Reçit, u ekzekutua në shtëpinë e tij në Romë, dhe dyshohej se merrej me trafik droge.
Në po të njëjtin vit, 5 muaj më pas, në Belgjikë vritet Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut, ky i fundit i ekzekutuar në vitin 2016 në Rrëshen.
Gjatë një atentati në Ishull-Lezhë në gusht të vitit 2018, Arben Gjini, djali i xhaxhait të Armando Gjinit, mbeti i plagosur rëndë.
Ndërsa një vit më pas, më 13 gusht të vitit 2019, Armando Gjini vritet para syve të dy fëmijëve të tij sapo kishte ndaluar makinën para Katedrales së qytetit.
Në vitin 2020, Kastriot Reçi u ekzekutua në qendër të Rrëshenit me snajper.
Nga Mirdita, hakmarrja u zhvendos në Tiranë, ku Preng Gjini në shtator të 2020 shpëtoi një atentat të mirëorganizuar me tritol tek ura e Selitës.
Tre muaj më pas, më 15 dhjetor, Anton Keli, kushëri i Armando Gjinit, ekzekutohet duke zbritur nga makina e tij.
Më 26 mars të vitit 2023, Enrik Bardhi qëlloi në drejtim të Sajmir Reçit për një parakalim, ndërsa ky i fundit i shpëtoi plumbave, pasi lëvizte me makinë të blinduar.
Në shtator të 2023, Martin Bardhi u qëllua teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.
Kristian Marku, nip i Martin Bardhit, është viktima e fundit deri më tani pas një kalvari të gjatë vrasjesh, që fatkeqësisht pritet të numërojë sërish viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda