“Hamasi theu kupolën e hekurt”, eksperti: Armatimi mund t’u jetë dhënë nga Irani

8 Tetor 2023 | 20:35

Redion Qiriazi tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se militantët palastinezë të  Hamasit mund të ketë në dispozicion armatime të cilat kapin vlerën 100 milionë dollarë. Ai tha se Hamasi ka arritur të përmirësojë metodën e sulmit me raketa, duke thyer kështu “mburojën e hekurt” të Izraelit.

Sipas Qirjazit ky lloj armatimi mendohet të jetë dhënë edhe nga Irani.

“Tashmë po shikojmë se pas shumë tentativa Hamasi ka arritur të penetrojë edhe në atë kupolën e çeliktë, apo të hekurt. Një nga arsyet se përse e kanë bërë këtë është se testime të ndryshme kanë ndihmuar që të përmirësojnë metodën e tyre. Sulmet me raketa kanë qenë efektive diku në 80% të rasteve, por së fundmi ata kanë arritur të krijojnë një sistem të hedhjes së raketave më të përshpejtuar.

Është i ngjashëm me modelin e katjushkave, por është një sistem i fundit i cili mendohet se është dhënë edhe nga shteti i Iranit. Armatimi që mund të ketë në dispozicion Hamasi mund të arrijë vlerën e 100 milionë dollarë. Ky armatim ka arritur të zvogëlojë kohën e hedhjes së raketave nga njëra-tjetra”,-tha Redion Qiriazi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026