Hansi Flick pranë Barcelonës| Kompany në orbitën e Bayern, Lopetegui tek West Ham
Julen Lopetegui është rikthyer në kampionatin anglez, duke mos iu plotësuar kështu dëshira për të drejtuar Milanin, por do të jetë në krye të pankinës së West Ham.
Zyrtarizimi është bërë këtë të enjte, me spanjollin që pason kështu David Moyes, teknikun që udhëhoqi skuadrën në fitimin e Conference League sezonin e shkuar. Lopetegui u përfol në disa skuadra mes tyre kuqezinjtë nga Milano, ndërsa në të shkuarën ka drejtuar dhe kombëtaren spanjolle, Sevillan, Realin, por edhe Porton.
Merkato e trajnerëve padyshim do të jetë ndër më të nxehtat e viteve të fundit, pasi lëvizje priten në disa nga klubet më të mëdha evropiane, si Man Utd, Juventus, Bayern, Barcelona, Milan dhe Chelsea. Në klubin katalanas, Xavi nuk i ka punët mirë e me gjasa do të largohet, por këtë herë përfundimisht, kjo pasi sipas mediave spanjolle, blaugranët kanë arritur akordin me Hansi Flick. Ish-trajneri i kombëtares gjermane, që më herët ka fituar Championsin me Bayernin është gati për të drejtuar Barcelonën.
Skuadra me të cilën ai fitoi tripletën është në kaos, bëhet fjalë për Bayernin, që askush nuk pranon ta drejtojë. Vincent Kompany është emri më afër marrjes së drejtimit të skuadrës. Ish-mbrojtësi kampion i Man Cityt që drejtoi Burnleyn duke e rikthyer në Premier League, por pas vetëm 1 sezoni ra nga kategoria. Tekniku në ikje, Thomas Tuchel mund të rikthehet tek Chelsea në Angli, ndërsa Juventus synon Thiago Mottën, ku pritet dhe një takim në orët e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës