Hapet aeroporti i Shkupit, qytetarë të RMV rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë

1 Korrik 2020 | 14:14

Pas më shumë se tre muaj e gjysmë mbyllje, kthehet gjallëria në aeroportet e Maqedonisë së Veriut.

“Prej sot rinisin fluturimet në aeroportin e Shkupit. Ky aeroplan pas meje është aeroplani i parë i cili do të ulet në këtë pistë të aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, dhe destinacion ka Stokholmin”, raporton korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi.

Në aeroportin e Shkupit u kryen edhe fluturime drejt Gjermanisë dhe Turqisë, shumica e udhëtarëve po ktheheshin në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

“Në Amerikë. Punojmë aty. Për katër muaj jam këtu…Gjithë familjen e kam në Amerikë. Fëmijët, burrin. Unë erdha për dy javë dhe mbeta për katër muaj”, thotë një udhtëare shqipatre.

Lidhjet tregtare midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin ndërprerë prej afro 4 muajsh, ndërsa nga sot sipërmarrës të vegjël e të mëdhenj udhëtojnë drejt Stambollit për biznes.

“Shkojmë në Stamboll. Për punë. Punoj me tregti, marrim mall prej atje. S’kemi qenë prej shkurtit, plus përveç aeroportit edhe rrugët tokësore kanë qenë të mbyllura, s’kemi mundur të udhëtojmë nëpërmjet Greqisë apo Bullgarisë, kështu që sot është ditë e parë dhe shfrytëzojmë rastin”, shprehet një tjetër udhëtar.

Drejtori i aeroportit të Shkupit thotë se për shkak të pandemisë humbjet ishin të mëdha.

“Fatkeqësisht pandemia e goditi aviacionin shumë rëndë. Ka shumë humbje edhe për kompanitë e fluturimit, por edhe për aeroportet. Nga fillimi i këtij viti e deri më tani kemi një humbje prej 50 për qind të udhëtarëve në krahasim me vitin e kaluar”, thotë  Alper Ersoj, drejtor i “Tav” – Maqedoni e Veriut.

Sot në ditën e parë të punës në aeroportin “Aleksandri I Madh” në Shkup do të kryhen 28 fluturime, ndërsa fluksi i udhëtarëve kap shifrën e mbi 1700. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026