Hapet AgroPark Tirana, Veliaj: Fermerët kursejnë 70% të kostos që ia jepnin privatit
200 fermerët e parë kanë zënë vend në tregun e ri agro -ushqipmor të çelur këtë të hënë në zonën e Farkës. Në përurimin e këtij tregu publik ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili shpjegoi se si do të funksionojë AgroPark Tirana.
“Duke filluar nga gjelat e Baldushkut, te vaji i ullirit të Ndroqit, te vreshtat dhe vera e Lundrës dhe domatja e vonë Shëngjergjit, janë të gjitha të shpërblyera. Gjithë ai mund dhe gjithë ajo ambicie që kemi pasur prej vitesh për të pasur një hapësirë, një treg publik, diçka që nuk funksionon për qëllim fitimi, por për qëllim mbështetje, më në fund sot bëhet realitet. Ta gëzojmë tregun e ri agroushqimor të shumicës, tregun publik të Tiranës. Do funksionojë pak si treg, pak si bursë, pak si agregator biznesi. Na kanë kontaktuar disa kompani të ndryshme, deri në Izrael, që të sigurohemi që këtu ka një kënd ku mësohen teknikat e reja dhe gjetjet më të fundit në shkencë. Edhe agropërpunimi është kthyer gjithashtu në një shkencë,”-tha kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj
Veliaj thumboi edhe kundërshtarët politikë, që po premtojnë gjithçka falas në këtë fushatë, teksa tha se në këtë treg fermerët do të kursejnë 70% të kostove, që deri më tani shkonin për privatin.
“Dua ta sqaroj që në fillim se këtu nuk ka asgjë falas. Nuk ka falas sepse ai fermeri që zgjohet në 3 të mëngjesit për të punuar tokën, do duhet të paguajë gjithashtu fatura, duhet të paguajë librat e shkollës, duhet të paguajë veshjet e fëmijëve. Mundi i të gjithë atyre që kanë punuar dhe që punojnë në bujqësi do shpërblehet sipas rregullave të tregut të lirë, ku ata do duhet të jetojnë me dinjitet. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë dhe që bëjmë në këtë treg është që heqim 70% të kostos, që kishte tregu privat, që shkonte për fitim të pronarit. Këtu pronari është Bashkia e Tiranës dhe bashkë me qeverinë jemi bashkëfinacues të këtij projekti. Nuk është falas, por atë 70% që e fuste në xhep privati, duke e kthyer në monopol edhe mënyrën si shtrohej tavolina e bukës në Qarkun e Tiranës, sot zerohet sepse Bashkia e Tiranës dhe qeveria nuk ka nevojë të nxjerrë fitim nga tregu”,-tha Erion Veliaj.
Tregu i ri në Farkë shtrihet në një hapësirë prej 6000 metra katrorë sipërfaqe për magazina, tregtim ditor të hapur 2000 metra katrorë, hapësirë parkimi prej 6000 metrash katrorë dhe një sipërfaqe totale në dispozicion prej 25 mijë katrorë. Në fazën e dytë parashikohet të rritet sipërfaqja e tregtimit dhe shtimi i hapësirave për 200 fermerë të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve