“Xhesi jeton brenda nesh”, shoqet e shkollës kujtojnë 16-vjeçaren e vrarë nga i ati

Taulant Malaj
8 Maj 2023 | 14:40

Një banderolë e bardhë me shkrim të zi, ku shkruhej: ‘Xhesi jeton brenda nesh përgjithmonë” ishte vendosur sot nga shoqet e klasës së Jessica Malajt në gardhin e jashtëm të shkollës së mesme klasike Isiss ‘Fiani-Leccisotti’.

Më pas në orën 9.45 ra zilja e shkollës për një minutë heshtje dhe të gjithë – studentë, mësues dhe personel administrativ – u ndalën për të kujtuar në heshtje 16-vjeçaren që humbi jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja e rëndë tronditi të dielën Italinë, ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj ekzekutoi shtetasin italian Massimo De Santis, plagosi bashkëshorten si dhe vrau të bijën 16-vjeçare.

Malaj dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte me shtetasin italian Massimo De Santis, me të cilin u ndesh në shkallët e pallatit ku banonte.

Malaj ka nxjerr thikën dhe e ka ekzekutuar në vend italianin. Më pas ai është ngjitur në banesë ku ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

E bija, Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen. Tefta Malaj, bashkëshortja e Taulantit u plagos rëndë, por mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026