Hapja e kopshteve dhe çerdheve, prindërit të ndarë në qëndrime

10 Maj 2020 | 14:43

Kopshtet dhe çerdhet planifikohet që të hapin dyert për fëmijët, duke nisur nga data 1 qershor. Pas mbylljen të mësimit në të gjithë sistemin arsimor më 9 mars për shkak të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se hapja e tyre do të bëhet vetëm nëse situata do të jetë e qëndrueshme.

Megjithatë disa prindër të pyetur nga Euronews Albania thonë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në kopesh apo çerdhe pasi rreziku nuk ka kaluar ende.

“Shumë i shpejtuar për fëmijët e vegjël. Momentalisht nuk do i dërgojmë”, shprehet një prind.

“Po akoma nuk ka kaluar rreziku mendoj dhe fëmijët janë më delikatë”, thotë një tjetër.

“Për mua jo, ne po rrimë në shtëpi nuk po punojmë, të çojmë edhe fëmijët me 1 qershor tani në çerdhe e kopsht, më duket absurde”, deklaron një baba.

“Unë për vete nuk e dërgoj se nuk kam besim”, tha një tjetër prind.

Por, nuk janë të paktë edhe prindërit që mendojnë se hapja e institucioneve për të vegjlit e tyre është i domosdoshëm. Kjo pasi ata janë në punë dhe nuk kanë se ku të lënë fëmijët.

“Shpresojmë që të ketë siguri, që të jemi dhe ne të qetë. Unë jam në punë kështu që patjetër më duhet që të hapen”, shprehet një prind.

“Është e domosdoshme që të hapen. Një njëri i cili është i punësuar, ku do i lë fëmijët? Unë do t’a çoj patjetër, duhet të paraqitem në punë”, tha një baba.

“Nga njëra anë më duket e drejtë sepse njerëzit janë nëpër punë dhe kanë vështirësi me mbajtjen e fëmijëve në shtëpi e duan të shkojnë në punë. Nga ana tjetër mendoj se duhet edhe maturuar edhe pak pasi duhen kontrolluar kushtet nëse plotësohen të gjitha kushtet”, deklaroi një nënë.

Të gjithë fëmijët do të mirëpriten në kopshte dhe çerdhe me rregulla të reja dhe masa të shtuara higjienike, masa të cilat ende nuk janë bërë publike ashtu siç nga ana tjetër ende nuk është vendosur zyrtarisht për hapjen e tyre më 1 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026