Harxhi: Në Francë shqiptarët paragjykohen më shumë se afrikanët, quhen mafiozë
Në mediat franceze u bë shumë viral rasti i një të riu shqiptar i cili edhe pse ka dhjetë vjet qëndrim në Francë iu refuzua nënshtetësia.
Edhe pse me një diplomë profesionale, dy punë “me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”, 25-vjeçari nga Shqipëria, Antoine* (emër që mediat franceze i kanë vënë për të mos i zbuluar identitetin) … për prefekturën e Haute-Vienne nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.
Egla Harxhi, arkitekte me banim në Francë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në Francë shqiptarët paragjykohen më shumë se afrikanët.
Ajo tregoi se vitet e fundit shteti francez i ka shtrënguar kushtet për marrjen e shtetësisë dhe kjo sipas saj është çështje kuotash.
“Një shqiptar paragjykohet më shumë se një afrikan. Kanë një ide të shqiptarit si mafioz, stigmatizimi mbi shqiptarin vazhdon të jetë. Nuk kanë informacion, po idenë e shqiptarit si hajdut makinash, njerëz të frikshëm që përdorin kallashin”, tregoi Harxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës