Hasimja: PD të vështirë të afrojë pranë vetes persona me vlera nga shoqëria civile

20 Tetor 2022 | 19:27

Pedagogu Ermal Hasimja është shprehur se Partia Demokratike para se të futet në fushatë për zgjedhjet lokale të vitit 2023, duhet të zgjidhë problemet e veta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hasimja theksoi se çështja kryesore është se a do u ofrojë PD shqiptarëve një alternativ qeverisëse.

“Ajo që ka më tepër rëndësi është çështja e natyrës dhe karakterit të PD. Kjo nuk varet vetëm nga numrat por nga vlerat. Çështja është se a do të jetë në gjendje kjo parti t’u ofrojë shqiptarëve shpresë e besueshmëri dhe një alternativë qeverisëse. PD hallin kryesor e ka se çfarë po bëjnë copëzat e partisë në Shqipëri”- nënvizoi Hasimja.

Më tej ai theksoi se PD duhet të ofrojë diçka ndryshe nga PS në mënyrë që të marrë votat e qytetarëve.

“Çështja është se çfarë do të bëjë PD me mbështetësitë e saj e më pas me elektoratin gri. Çfarë garancish të besueshme do i japë Partia Demokratike? Nëse duhet të votohen më shumë se Rilindja duhet të ofrojnë diçka ndryshe dhe të jenë më të besueshëm gjithashtu. Ka një lëvizje kohët e fundit në PD, ideja që kjo forcë po profilizohet si parti konservatore.”- tha  pedagogu.

Hasimja u shpreh se Partia Demokratike e ka të vështirë të ofrojë personazhe me vlera nga shoqëria civile.

“Problemi më i madh është se çështja e demokracisë si procedurë nuk funksionon nëse nga pas nuk i shkon një kulturë demokratike. PD e ka shumë të vështirë që përmes demokracisë të afrojë pranë vetes  personazhe me vlera nga shoqëria civile. E vetmja mënyrë është si ajo e 2005. Duhet demokraci e brendshme por edhe kulturë demokratike”-përfundoi Hasimja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026