“Hedhin ministrat në kosh”- Murrizi: Ky është tubim, protestë bëjnë grekët e serbët

5 Shkurt 2024 | 21:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është shprehur se në Shqipëri opozita nuk bën protesta, por tubime.

Komentet Murrizi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se protesta të vërteta janë atoqë  bëjnë grekët kur djegin Athinën, ato që bëjnë serbët kur hyjnë në Kuvend, etj.

Ai tha gjithashtu se shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mos bëjnë gabimin që bënë në vitin 1945, kur u vendos diktatura komuniste.

“Kjo nuk është protestë, kjo është tubim. Protestë bëjnë grekët kur i vënë flakën Athinës, protestë bëjnë francëzët kur mbushin me mullarë byku Shën Elizenë. Protestë bëjnë rumunët që marrin deputetët i  hedhin në kazan të plehrave.

Protestë bëjnë serbët që hyjnë në Kuvend, bëjnë amerikanët që u futën në Kapitol Hill. Ne bëjmë tubim, protesta me tubimin ndajnë shumë. Protesta është shfryrje mllefi ndaj arrogancës dhe hajdutllëkut.

Unë ftoj shqiptarët të ftjellohen dhe të mos bëjnë gabimin që bënë në 45-ën. Edhe librat e shenjtë, Kurani thotë, nga toka e keqe ik se do lësh kalamajtë pa bukë, ndërsa nga njeriu i keq mos ik por përballu. Po ike do të ndjekë gjithë kohën e keqja prapa si hije”, tha Murrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026