Heroina 21-vjeçare Laura Leka, shpëtoi nga flakët të moshuarin në Korçë

24 Korrik 2025 | 17:12

Laura Leka është policja 21-vjeçare nga Korça e cila shpëtoi nga flakët një 72-vjeçar, ngjarje e ndodhur para pak ditësh në juglindje.

Efektivja e re, por me dëshirën dhe përgjegjësinë e madhe për të respektuar uniformën, tregon momentet e para të ngjarjes.

“Gjatë patrullimit vumë re, re të zeza. Kemi kaluar menjëherë, pasi kaluam, njoftuam sallën operative. Në vendngjarje arriti zjarrfikësja. Godina ishte përfshirë nga flakët, marrim kontakt me banuesit, na thanë që brenda ndodhej një person i moshuar”, tregon ajo.

Laura nuk u mendua dy herë por veproi instinktivisht duke shpëtuar të moshuarin. Ajo tregon me emocione se 72-vjeçarin e ndjeu si pjesë të familjes së saj.

“Unë e ndiej si përgjegjësi morale, e mendova sikur të ishte një pjesëtar i familjes time, do doja që çdo punonjës i institucioneve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Ndodhi në moment, nuk u mendova gjatë. Në fund të ditës kam bërë vetëm detyrën, pasion dëshirë dhe humanizëm në të njëjtën kohë”, shprehet e reja.

Laura Leka është shembulli i gjallë se kur nderi për uniformën dhe dëshira për të bërë mirë ndërthuren, lehtësisht mund të quhesh hero.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026