“Hetim nga 2009”- Spaho pas kërkesës së PS në Komisionin e Shëndetësisë: Strategji!

17 Maj 2024 | 13:57

Deputeti i Partisë Demokratike (mbështetës i Rithemelimit), Edmond Spaho, është shprehur se kërkesa e Partisë Socialiste për të shtrirë hetimet e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë që prej vitit 2009, është një strategji për të shtyrë punën e këtij komisioni.

Komentet Spaho i bëri në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, ku tha se nuk mund të përzihen dy gjëra të ndryshme me njëra-tjetrën.

Ai tha gjithashtu se ka një vendim të Kuvendit që janë këto dy kontrata që kanë kufij kohor të përcaktuar, si objekt hetimi nga Komisioni.

“Përplasje të tilla ka pasur edhe më parë. Në asnjë rast nuk kanë qenë e një komisioni të vetëm hetimor. Kanë qenë pjesë të dy komisioneve. Të bashkojmë dy gjëra që nuk bashkohen, më duket strategji për ta shtyrë në kalatat greke punën e këtij Komisioni.

Përderisa ka një vendim të Kuvendit që e përcakton qartë se janë këto dy kontrata që kanë kufij kohor, kanë aktivitet të përcaktuar, skemi pse përzihemi me gjëra të tjera. Në cilin rast ka ndodhur që të bashkohen mollët me qepët. I hyjmë një debati pastaj që është debat pa krye”, tha Spaho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026