Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Salianjin, Spahon dhe Petrit Dodën

3 Nëntor 2023 | 15:15

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimet e masës disiplinore ka përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare, deputetët Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda.

Kërkesa u bë nga Partia Socialiste tek kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, kërkesë e cila më pas u shqyrtuar nga Sekretariati.

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e deputetëve pas kaosit të krijuar ditën e enjte në Kuvend ku mes deputetëve pati përplasje, ndërsa në një moment deputeti Ervin Salianji ndezi flakadanë.

Për pasojë të situatës të tensionuar që u krijua, seanca plenare u ndërpre.

“Në nisje të seancës, deputeti Ervin Salianji, zaptoi foltoren duke penguar zhvillimin normal të punimeve plenare, si dhe i ndihmuar nga deputetët Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndezi disa flakadën në sallën e seancave”-thuhej në kërkesën e PS-së.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026