“Hetimi i Ahmetajt arritje e SPAK”, avokati: Në 30 vjet kush është goditur më lart?!

11 Korrik 2023 | 21:48

Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se dosja ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga ana e SPAK është një arritje e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas tij, SPAK arriti që përmes hetimit të thellë digjital të rikuperonte bisedat e ish-zyrtarit të lartë me Klodian Zoton, duke provuar tej çdo dyshimi akuzat ndaj Ahmetajt.

“Duhet thënë që kur u nda procedimi i Ahmetajt me fraksione, të gjithë në sistemin e drejtësisë besuan se Ahmetaj kërkohej të shpëtohej nga prokurorët. Më pas rezultoi se u kryen veprime hetimore që nëse ndaj Kokës ka dyshim të arsyeshme që nuk arrihet të provohet, në rastin e sekuestrimit të telefonit të Ahmetaj dhe rikuperimit të bisedave arrijnë të provojnë tej çdo dyshimi në rastin e Ahmetajt që me të ardhur përgjigjja nga sektori digjital pranë BHK, SPAK ka kërkuar menjëherë arrestimin. Më thonë në 30 vjet demokraci kush është goditur më lart se kaq? Për mua është arritje e SPAK”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026