Hidhet shorti i Champions League, zbuloni kundërshtarët e ‘gjigandëve’ të Europës

29 Gusht 2024 | 18:55

Spektakël pritej prej tij dhe ashtu rezultoi, shorti i Uefa Champions League nuk zhgënjeu duke rikthyer disa nga duelet epike të botës së futbollit.

36 skuadra, nëpërmjet formatit të ri njohën kundërshtarët e tyre, si dhe stadiumet në të cilat do të luajnë në shtëpi apo transfertë, teksa në vijim do të njohin dhe oraret në të cilat do të zhvillohen përballjet.

Vazo e parë ishte ajo që prodhoi më tepër emocione, duke qenë se ishin vendosur ekipet më të mira të Evropës si Real Madrid, Manchester City, Bayern, PSG, Liverpool, Inter, Dortmund, Leipzig dhe Barcelona.

Në ndryshim nga vitet e mëparshme edhe shorti ishte ndryshe, ku goglat konfirmonin vetëm ekipin e parë, ndërsa kundërshtarët prodhoheshin nëpërmjet kompjuterit i cili i shfaqte në mënyrë automatike.

Duke qenë se ky format i ri i Ligës së Kampionëve e përball një ekip me nga 2 skuadra për secilën vazo, bën që përplasjet mes emrave të mëdhenj të mos shmangen.

Mjafton të përmendësh Real-Liverpool apo finalen e fundit Real-Dortmund, por dhe dueli me 7 herë fituesit e Champions Milan. Barcelona-Bayern, Man CityPSG, Inter-Arsenal janë një pjesë e asaj cka do të shenjojë sezoni i ri.

Në përfundim të 8 dueleve, do të kualifikohen automatikisht më tej skuadrat e renditura nga vendi i 1 tek i 8i, ndërsa nga 9-24 do të përballen me njëra-tjetrën, ku sërish vetëm 8 do të kenë një biletë.

Humbësi shkon në Europa League. Ekipet e renditura nga 25-36 eliminohen menjëherë. Në vijim, Uefa do të publikojë dhe datat e oraret e ndeshjeve.

Rezultati në vazo:

Vazo e parë: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Barcelona.

Vazo e dytë: Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, Club Brugge, Shakhtar Donetsk, Milan.

Vazo e tretë: Feyenoord, Sporting Lisbon, PSV Eindhoven, Red Bull Salzburg, Young Boys, Celtic, Dinamo Zagreb, Lille, Crvena Zvezda.

Vazo e katërt: Monaco, Sparta Pragë, Aston Villa, Bologna, Girona, Shtutgart, Sturm Graz, Brest, Slovan Bratislava.

Më poshtë rivalët e disa prej skuadrave më të forta:

Rivalët e Cityt: Inter, PSG, Club Bruge, Juventus, Feyenoord, Sporting, Sparta Pragë, Slovan Bratislava.

Rivalët e Inter: RB Leipzig, Man City, Arsenal, Bayer Leverkusen, C. Zvezda, Young Boys, Monaco, Sparta.

Rivalët e Bayern Munich: PSG, Barcelona, Benfica, Shakhtar, Dinamo Zagreb. Feyenord, Slovan Bratislava, Aston Villa.

Rivalët e RB Leipzig: Liverpool, Inter, Juventus, Atletico Madrid, Sporting, Celtic, Aston Villa, Sturm Graz.

Rivalët e Real Madridit: Borussia Dortmund, Liverpool, Milan, Atlanta, RB Salzburg, Lille, Stuttrgart, Brest.

Rivalët e Borussia Dortmund: Barcelona, Real Madrid, Shakhtar, Club Brugge, Celtic, Dinamo Zagreb, Sturm Graz, Bologna.

Rivalët e Barcelonës: Bayern Munich, Borussia Dortmund, Atalanta, Benfica, Young Boys, C.Zverzda, Brest, Monaco.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026