Hidhet shorti për fletën e votimit në Kosovë, si renditen subjektet politike

6 Janar 2025 | 14:00

Është hedhur këtë të hënë shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, njoftoi se procesi ka shkuar sipas planifikimit dhe çdo gjë ka funksionuar siç është parashikuar.

Shorti u zhvillua nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ndërsa përfaqësuesit e secilës parti zgjodhën numrin që do të shfaqet në fletët e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas këtij shorti, renditja e partive politike në fletëvotime është si më poshtë:

  • Partia e Ashkalive për Integrim – 123
  • Srpska Demokratija – 116
  • Srpska Lista – 112
  • Yenilikçi Türk Hareket Partisi – 130
  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 114
  • PDAK – LPB – 125
  • Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda – 126
  • Naša Bošnjačka Koalicija – 121
  • AAK, NISMA, Lista Konservatore – 137
  • Partija Kosovskih Srba – 120
  • LDK – 124
  • PDK – 131
  • Srbski Narodni Pokret – 133
  • Lëvizja Vetëvendosje – 118
  • Partia Liberale Egjiptiane – 115
  • Opre Roma Kosova – 136
  • Koalicija Vakat – 135
  • Nova Demokratska Stranka – 119
  • Jedinstvena Goranska Partija – 113
  • Kosova Demokratik Türk Pastisi – 134
  • Socijaldemokratska Unija SDU – 127
  • Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 132
  • Kosova Adalet Türk Partisi – 122
  • FJALA – 138
  • Koalicioni për Familje – 129
  • Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 117
  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës IRDK – 111
  • Fatmir Bytyqi – 128

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026