Himara zgjedh kryetarin e ri, ja sa është numri i qytetarëve me të drejtë vote

4 Gusht 2024 | 07:41

23 mijë e 74 qytetarë kanë të drejtë vote këtë të dielë në Himarë për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 qytetarët mund ushtrojnë të drejtën e tyre në 36 qendra votimi.

Në harkun kohor 15 muajve, qytetarët e Himarës i drejtohen për herë të dytë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Këtë të dielë, të drejtën për të votuar e kanë 23 mijë e 74 zgjedhës, sipas listës së përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile.

Qytetarët e bashkisë Himarë do t’i drejtohen 36 qendrave të votimit për të zgjedhur një prej dy kandidatëve nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Krahasuar me zgjedhjet e 14 majit 2023, në këtë bashki janë të regjistruar 311 votues më shumë.

Pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, kutitë do të numërohen në të vetmen KZAZ në Himarë, atë numër 88.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet sistemi elektronik i identifikimit të votuesve dhe do të përdoren pajisje elektronike të identifikimit  të cilat do të bëjnë të mundur identifikimin e saktë të zgjedhësve.

Zgjedhësi do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përvec dokumentit të identifikimit do të lërë edhe shenjat e gishtrinjëve të cilat do të shërbejnë për të evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026