Histori me para ruse/ Si nisën akuzat ndaj Metës, Bashës e Ramës për lobimin në SHBA

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Po bëhen gati 5 vite tashmë që në fjalorin e politikës shqiptare një nga togfjalëshit më të përdorur janë ‘paratë ruse’. I pari Lulzim Basha, më pas Ilir Meta dhe më i fundit Edi Rama, që të tre janë përfshirë në vorbullën e akuzave për lobim në SHBA me para që burimin e kanë ose në Rusi ose nga korrupsioni.

Ish-kryedemokrati Basha u akuzua për herë të parë në vitin 2017. Mbi të rëndonte akuza se fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë për një kompani lobimi në Uashington dhe dështoi të bënte transparencë në KQZ. Lidhja me paratë ruse ndaj Bashës u për shkak se njëra prej transfertave rezultonte të ishte bërë nga një kompanie guaskë. Në atë kohë ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike u ngritën akuzat e “pastrimit të parave” dhe “falsifikimit”, për mosdeklarimin e 675 mijë dollarëve paguar për kompani lobimi pjesë e Muzin Capitol Partners drejtuar nga Nicolas Muzin. Hetimi ndaj Bashës në organet e drejtësisë shqiptare u pushua në vitin 2020, por edhe më pas, gjatë 2022-it disa dokumente të inteligjencës amerikane zgjuan sërish debatin dhe akuzat për lidhjet e Bashës me paratë ruse.

Pas Bashës, akuzat për para të dyshimta të përdorura për lobim në SHBA iu bën Ilir Metës dhe partisë së tij Lëvizja Socialiste për Integrim. Çështja e parë për të cilën u akuzua Meta u publikua në revistën amerikane “Mother Jones”, në vitin 2018, kur LSI kishte paguar për lobim në SHBA në një kompani guaskë në Qipro. Çështja u risoll më pas në një tjetër media të huaj. Një artikull në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, hodhi dyshime se gjatë kohës kur drejtonte LSI-në Ilir Meta kishte paguar 700 mijë dollarë për lobim. Pagesa e pretenduar nga Meta dhe LSI u bë për të siguruar një foto në kohën e ceremonisë së betimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Për këtë çështje ka edhe një kallëzim në SPAK.

- Advertisement -

Lidhja e Edi Ramës me Charls Mekgongëll për herë të parë doli në pah në vjeshtën e vitit 2022. Pasi kishin nisur hetimet në SHBA ndaj Charls Mcgongal për lidhjet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska, I pyetur në një konferencë, Rama konfirmoi se e kishte mik zyrtarin e FBI, por asnjë lidhje me akuzat që bëheshin ndaj tij. Ngjarja mori përmasa më të mëdha dhe kryeministri Rama u përfshi më tepër në këtë çështje, në momentin kur dosja McGonigal shkoi për gjykim, pasi aty përmendej kryeministri Rama. Kreu i qeverisë shqiptare përmendet në dosjen e McGonigal për takime që janë kryer në Tiranë dhe që zyrtari i FBI nuk i ka raportuar tek eprorët e tij. Kjo çështje është ende pjesë e debatit politik në Shqipëri dhe nën hetim nga autoritetet amerikane.

Por këto çështje janë vetëm një pjesë e vogël e lobimeve që politikanët shqiptarë kanë bërë në SHBA. Në total rezulton të jenë 31 lobime të bëra nga politikanë dhe parti politike shqiptare, nga viti 1991 e deri në vitin 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Drogë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, kapet varka me 1 ton kokainë në Portugali

Autoritetet portugeze kanë kapur rreth 1 ton me kokainë ne një varkë që udhëtonte nga Amerika e Jugut, drejt Evropës. Sipas asaj që shkruajnë se...

Staroviç: Largimi i Policisë së Kosovës i hap rrugë largimit të ushtrisë serbe

Sekretari shtetëror i Ministrisë të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore...

Dy persona humbën jetën nga granatimet në rajonin rus

Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni. Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër...

TË FUNDIT

Drogë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, kapet varka me 1 ton kokainë në Portugali

Autoritetet portugeze kanë kapur rreth 1 ton me kokainë ne një varkë që udhëtonte nga Amerika e Jugut, drejt Evropës. Sipas asaj që shkruajnë se...

Staroviç: Largimi i Policisë së Kosovës i hap rrugë largimit të ushtrisë serbe

Sekretari shtetëror i Ministrisë të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore...

Dy persona humbën jetën nga granatimet në rajonin rus

Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni. Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër...

Mbyllet hetimi për dokumentet e klasifikuara, asnjë akuzë s’do të ngrihet ndaj Pence

Departamenti i Drejtësisë ka mbyllur hetimin për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e ish-zëvendës presidentit amerikan Mike Pence...

Përplasen trenat në Indi, 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×