Historia e 65-vjeçarit që humbi gjithçka pas divorcit, u kthye në mbledhës kanaçesh

11 Nëntor 2023 | 19:11

Skënderi, 65-vjeçari që sot bën çobanin në Shllak, ka një histori sa të ndërlikuar, aq edhe prekëse të jetës së tij. Deri para pak vitesh ai kishte gjithçka: punë, shtëpi, një familje dhe 3 vajza të rritura, që tashmë nuk e takojnë më.

Pas divorcit ai u rilidh me gruan e parë të cilën nuk e kishte parë prej 35 vitesh. Skënderi tha se gruan e njohu në facebook dhe vendosën të ribashkohen pasi ajo i tha se ishte divorcuar. Sakaq një ditë vajza e saj e telefonoi dhe i kërkoi ta kthente mamanë në shtëpi, pasi ajo ishte e martuar.

Gjithashtu gruaja filloi të kishte probleme me depresionin dhe të kishte shpërthime të parsyeshme, sipas tij.

Pas ndarjes së dytë jeta ju komplikua së tepërmi, duke e shndërruar atë nga një njeri që jetonte gjithë kohën mes njerëzve, në një të pastrehë, mbledhës kanaçesh e së fundmi çoban në mal.

Sipas tij gruaja e parë, vendosi banesën e përbashkët në kredi dhe nuk e shleu kurrë, duke bërë që banka t’u merrte shtëpinë.

“Deri para dy vitesh isha në rregull. Gruaja ishte pak me depresion nervor. Kur e kapte minuti i vetë nuk mund të bisedoje. Të tretën herë që e çova në spital më dhanë diagnozën dhe që nuk mund të kurohej më. S’e mbaj mend fiks diagnozën.  Gjetëm dhe një mjek por ai tha që kjo ka lindur dhe nuk mund të bëhet më. Ne jetuam deri në 2022-shin dhe pastaj i ndërpremë marrëdhëniet. Nuk mendova të bëja fëmijë, pas kuptova se kjo nuk ishte ndarë me burrin. Më mori vajza e saj në telefon dhe më tha që “çoje mamin te shtëpia”. Fliste vetëm me një moër dhe një mbesë, me të tjerët i ndërpreu marrëdhëniet. Unë për atë u kujdesa më shumë që kur mësova që ishte sëmurë, por që nuk zgjati”, tha Skënderi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026