Historia e braktisjes së fshatit Zdranjshi, nga 300 familje në vetëm 15

12 Korrik 2025 | 17:34

Emigrimi mbetet një plagë e hapur sociale për shoqërinë shqiptare. Zonat rurale po braktisen gjithnjë e më shumë.

Edhe fshati Zdranjsh ashtu si të gjithë fdhatrat e tjerë të Shqipërisë nuk i ka shpëtuar fenomenit të braktisjes. Dikur në fshatin Zdranjsh në Bashkinë e Librazhdit jetonin me tepër se 300 familje, sot në këtë fshat për shkak të kushteve të vështira jetojnë më pak se 15 të tilla. Mosha e tretë e cila ka ngel në ketë fshat tregon se jetojnë në kushte të vështira.

Mungesa e shërbimeve shëndetesore, mungesa e infrastrukturës por edhe mungesa e shërbimeve të tjera ka bërë që rinia ta braktisë fshatin për një jetë më të mirë ndërkohë që mosha e tretë po mendon të largohet.

Sinkron Rahime Kaca

Banore e fshatit Zdranjsh Librazhd

“Kanë ik të rinjtë se dua punë. Kanë ngel nja 10-15 familje si lagje vetëm ne. Mbahemi me një lopë, bagëtitë i hoqë. Unë nuk punoj më se s’kam këmbë, më dhembin këmbët. Rinia ikën ku do të punojnë, me kosit bar tërë ditën? Për çfarë e duam barin? Do e hamë vetë”.  Mjeksi kemi njëher në javë, vjen ktu edhe s’vjen fare, kjo është mjeksia“, tha Rahime Kaca, banore e fshatit Zdranjsh.

Dikur një fshat i gjallë me zëra fëmijësh dhe aktivitete bujqësore, sot Zdranjshi ngjan me një vend të heshtur, ku shtëpitë bosh dhe rrugët e zbrazura janë dëshmi e një realiteti të dhimbshëm. Ndërsa shumë shpejt mund të mbyllet dhe shkolla, pasi ka më pak se 10 nxënës.

“Edhe shkolla avash avash do iki, do kaloj do shkoj rinia në punë  të vet, do iki për të kërkuar një jetesë më të mirë. Në fshat nuk punojnë me siç kemi pas punu ne. Më përpara kanë qenë 300 shtëpi, s’kanë ngel 10 -15 shtëpi. Me kalimin e kohes do largohemi se s’ka gjëkëtu”, shtoi Rahime Kaca.

Braktisja e fshatrave si Zdranjshi nuk është thjesht një statistikë, por një alarm për të ardhmen e zonave rurale në vendin tonë. Banorët që ende qëndrojnë, apelojnë për mbështetje, investime dhe një politikë të qartë për ringjalljen e jetës në fshat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026