Historia e Manastirit të Kamenos, i ndërtuar në vitin 630, sot i shkatërruar

8 Qershor 2023 | 16:02

3 km larg Delvinës, në fshatin Kakodhiq ndodhet Manastiri i Kamenos.

Manastiri daton që nga shekulli Vl dhe brenda tij ndodhet Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në shekullin e Xlll.

“Ndodhemi në Manastirin e Kamenos, në Delvinë. Ky manastir fillesat e tij i ka në shek. Vl pas Krishtit. Manastiri ka shërbyer për njerëzit pa familje dhe ata pa mundësi fizike”, tregon Halil Shabani, arkeolog.

Nga manastiri i përbërë nga disa godina sot nuk ka mbetur thuajse asgjë, si pasojë e rrënimit të kohës.

“Me keqardhje mund të themi se koha ka rrënuar godinave pjesë përbërëse të manastirit. Elementet e tyre janë ende dhe sot por jo të plotësuara”, shprehet ai.

Kisha në brendësi të saj është e përbërë nga piktura murale të shekullit XVll, me kryefjalë Shën Mërinë.

“Pikturat janë realizuar sipas nxënësve të shkollës së Onufrit, që ishin një nga një fshat i Dropullit dhe tjetri nga fshati Jermë. Dallohen lehtë pikturat për shenjtin kryesor dhe të tjerë ndihmës”, tjotw

Komunizmi fillimisht dhe më vonë largimi i banorëve nga fshatrat kanë bërë që Manastiri i Kamenos të shërbejë më shumë si një destinacion turistik.

Në rrethin e Delvinës janë gjithsej 16 monumente kulturore, të cilat kanë nisur të kthehen në destinacione turistike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026