Historia e Shqipërisë në 7500 foto, Fototeka sjell pamjet e rralla që nga viti 1865

Mbreti Zog
23 Mars 2023 | 15:59

Këto foto janë të realizuara ndër shekuj dhe janë publikuar, shumica e tyre, për herë të parë.

Rubens Shima, kurator i “Fototeka”, i këtij muzeu digjital, tregon se janë më shumë se 7500 foto të hedhura në këtë platformë.

“Fototeka është një arkik që gjurmon dhe publikon trashëgiminë në territoret shqiptare. Hidhet dritë mbi mënyrën e jetesës së shqiptarëve, të huajve që kanë jetuar, arkitekturës, historisë”, thotw Shima.

Janë 40 koleksione të ndryshme, që pasqyrojnë jetën në Shqipëri. Personazhe të njohur si mbreti Zog, Princ Vidi, qytetarë të thjeshtë, të gjithë janë hedhur në këtë muze.

Në këtë foto shihet mbreti Zog në zyrën e tij. Fotoja është realizuar në vitin 1930 nga Otello Renzoni. Një tjetër imazh tregon Ahmet Zogun me veshje kombëtare, i paraqitur si Skënderbeu i ri. Fotografi është i panjohur.

“Ka foto shumë të hershme, por fototeka e fillon diku në fundin e shekullit të 19, i takojnë viteve 1865, prej një shtrirjeje gjati një shekullore”, shprehet kuratori.

Kushdo që kërkon të këtë pjesë të tij imazhe nga kjo platformë, mund t’i aksesojë ato falas. Ndërkohë, kjo është vetëm faza e parë e një sërë imazhesh që tregojnë historinë e fotografisë shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026