Homazhe në Shkup në nder të viktimave të aksidentit me autobus
Tragjedia me autobusin në Bullgari që mori jetët e 45 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, kryesisht shqiptarë të Shkupit, shkaktoi hidhërim dhe dhimbje të madhe te qytetarët.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbeu për të nderuar viktimat dhe për të shprehur mbështetje për familjarët.
“Të shprehim ngushëllime. Kam njohur mbi dhjetë vetë”, tha një qytetar.
“Ndodhi një tragjedi e madhe për shkupjanët dhe më gjerë dhe bashkëndjejmë me familjarët që i humbën familjarët e tyre në Bullgari. Prandaj këtu jemi në shenjë solidariteti. Shkupi aq sa është i madh aq është edhe i vogël dhe secili prej nesh njeh ndonjë nga familjarët ose ata që kanë humbur jetën”, tha një qytetare.
Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit, që la të vdekur të paktën 46 persona.
Zyrtarët në Maqedoni të Veriut thanë se aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, fillimisht u aksidentua e më pas u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.
Në mesin e viktimave janë të paktën 12 fëmijë. Në një spital në Sofje të Bullgarisë janë duke u trajtuar shtatë persona që i shpëtuan aksidentit.
Raportohet se shumica e viktimave ishin nga Shkupi dhe ishin duke u kthyer nga Stambolli, ku kishin qëndruar në një vizitë treditore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit