English

Hoxhë Kaloshi: Mbi 90% e popullsisë shqiptare janë kundër LGBT

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e djeshme ka pasur një protestë të organizuar nga Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës, kundër komunitetit LGBT+, nxitur edhe nga martesa e dy grave në Tiranë pak ditë më parë.

- Advertisement -

Protestë do të ketë edhe sot, e organizuar nga grupe të fesë islame por edhe nga shoqëria civile.

Hoxha Neki Kaloshi tha në emisionin GoodMorning Albanians se në tubim do marrin pjesë të gjithë qytetarët, që sipas tij janë shumica, të cilët nuk e pranojnë këtë skenë.

“Është një tubim ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, që janë shumica se edhe me statistikat janë 90 për qind e shqiptarëve që nuk e pranojnë këtë lloj skene, që nuk është martesë. Ajo ka qenë një takim i disa individëve mbi çatinë e bashkisë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin. Ajo që të lë shumë për të dëshiruar është që në aspektin moral, mediatik e njohin si martesë dhe kjo sepse nuk e lejon ligji. Këta individë janë shumë pak, mund të numërohen me gishtat e dorës por prej vitesh i imponohen dhunshëm kësaj shoqërie”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?