Humbi të dyja këmbët në luftë, tani veterani është njeriu më i njohur në Ukrainë

25 Gusht 2024 | 18:40

Kur një predhë shpërtheu pranë Oleksandr Budkos, 26-vjeçari e gjeti veten me “dhimbje të tmerrshme” nga dëmtimet që do të çonin në humbjen e të dy këmbëve.

Ushtari ukrainas po luftonte për të mbrojtur rajonin verilindor të Kharkivit nga pushtimi i forcave ruse në gusht 2022, kur njësia e tij u sulmua.

Sot, dy vjet më vonë, ai është ylli i një reality show televiziv në të cilin shumë gra luftojnë për dashurinë e tij.

“Ky shfaqje ndiqet nga miliona njerëz dhe paraqet një mundësi të madhe për të ndikuar pozitivisht në këndvështrimin e tyre,” thotë ai.

Ai dëshiron të tregojë se veteranët e lënduar janë “anëtarë të plotë të shoqërisë që po bëjnë një jetë të mirë.”

“Në rastin tim, jeta ime tani është edhe më e mirë se para luftës, më mirë se përpara se të lëndohesha”.

Reality show i quajtur Legs Off, të cilin Oleksandr prezanton, tregon vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara ndërsa lëvizin nëpër qytetet e Ukrainës.

Përveç show-t, veterani ka shkruar gjithashtu një libër, ka fituar medalje në Lojërat Invictus dhe ka performuar me një trupë baleti në SHBA, të gjitha gjatë shërimit nga lëndimet e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026